Xhamia Ardhmëria në Lenzburg u themelua më 27.03.2006 nga Abaz Avziu dhe Bujar Memedi, të dy me origjinë nga Çegrani i Gostivarit. Qëllimi i themelimit ishte krijimi i një vendi të qëndrueshëm për falje, edukim dhe organizim fetar për komunitetin mysliman në këtë zonë. Falë Zotit, ky qëllim u realizua.
Die Moschee Ardhmëria in Lenzburg wurde am 27.03.2006 von Abaz Avziu und Bujar Memedi gegründet, beide stammen ursprünglich aus Čegrani bei Gostivar. Ziel der Gründung war es, einen dauerhaften Ort für das Gebet, die religiöse Bildung und die Organisation des religiösen Lebens für die muslimische Gemeinschaft in dieser Region zu schaffen. Dank Gott wurde dieses Ziel erreicht.



"Islami është ngritur mbi pesë shtylla:
1. Mbi dëshminë se s'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut dhe se Muhamedi ﷺ është i Dërguari i Tij,
2. Faljen e namazit,
3. Dhënien e zekatit,
4. Kryerjen e haxhit dhe
5. Agjërimin e Ramazanit."
„Der Islam ist auf fünf Säulen aufgebaut
1. dem Glaubensbekenntnis, dass es keinen anbetungswürdigen Gott außer Allah gibt und dass Muhammad ﷺ Sein Gesandter ist,
2. dem Verrichten des Gebets,
3. der Entrichtung der Zakat,
4. der Pilgerfahrt (Hadsch) und
5. dem Fasten im Monat Ramadan."

NAMAZI.
A e kuptoni bukurinë e kësaj jete, e cila zbukurohet me dritën e pesë namazeve që i falni në ditën dhe natën tuaj; në të cilat je para Allahut të Plotfuqishëm, duke i falur këto namaze në kohën e tyre, bindje ndaj Allahut, me shpresën për të fituar Kënaqësinë e Tij; duke e lutur Atë, sidomos në sexhde, që t’ju japë forcë për t’u rezistuar rrethanave dhe vështirësive të kësaj jete me qëndrueshmëri dhe sukses.Pesë namazet janë stacione sigurie nga vështirësitë, dhimbjet, mundimet, sprovat e jetës, sado të dhimbshme të jenë ato.Ai/ ajo që akoma nuk e ka provuar, e ftoj që ta provojë këtë ndjesi, dritë, siguri dhe shpëtim për të!
duaja.
Përderisa çdo e mirë e ka origjinën te suksesi që Allahu i jep robit, i cili është në dorën e Allahut dhe jo në dorën e robit, atëherë çelësi i suksesit është lutja dhe shfaqja e nevojës, mbështetja e çiltër, përgjërimi, ambicia dhe frika ndaj Allahut.


vdekja.
“Çdo shpirt do ta shijojë vdekjen…” Suretu Ali -Imran 185.
Allahu i ka thënë Pejgamberit salAllahu alejhi ue selem: “Sigurisht që ti (o Muhamed) do të vdesësh një ditë e, sigurisht që edhe ata do të vdesin.”
